Ngjarje kulturore në festivalin ndërkombëtar të filmit në Tiranë – Milço Mançevski

by admin
Spread the love

Publiku kulturor dhe politik i Shqipërisë e priti me nderime të mëdha regjisorin maqedonas më të shpërblyer Milço Mançevski.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e quajti atë “heroi im” në një fjalimin para premierës së filmit më të fundit të Mançevskit, “Kajmak”, që e hapi Festivalin e Filmit të Tiranës. Duke e pritur në zyrën e tij një ditë më parë, Veliaj e përshëndeti atë me fjalët: “Rrethi nuk është i rrumbullakët, mirë se erdhe në Tiranë”, duke cituar kështu një replikë nga filmi legjendar “Para shiut”. Majlinda Tafa, përfaqësuesja shqiptare në EURIMAGES tha: “Më në fund Milço është në mesin tonë”, kurse Ministrja e Kulturës Elva Margariti, e ardhur drejtpërdrejt nga aeroporti, falënderoi për mesazhet e jashtëzakonshme të filmave të tij. Agron Domi, drejtori i festivalit, e prezantoi Mançevskin me fjalët: “regjisori im i parapëlqyer”.

Agjencia shtetërore shqiptare e lajmeve, ATA, e titulloi intervistën me Mançevskin: “Artist që i ka shpallur luftë kompromisit” dhe e quajti atë: “artist me të cilin krenohen fqinjët tanë në Maqedoni”, dhe duke vazhduar: “Si çdo artist i vërtetë, ai trondit dhe e përçmon konformizmin”.

“Kajmak” e hapi festivalin në prani të elitës politike dhe kulturore të Tiranës. Në hapje morën pjesë ambasadori i Maqedonisë në Shqipëri, Danço Markovski si dhe ambasadorë të gjashtë vendeve të tjera në Tiranë.

Mançevski dje mbajti një masterclass me temën “Strategjitë narrative” dhe iu përgjigj pyetjeve të shumta të studentëve në manifestimin përplot me profesionistë dhe studentë, i cili u moderua nga përfaqësuesja e EURIMAGES, Majlinda Tafa.

Javën që shkoi “Kajmak” ishte pjesë e retrospektivës së Mançevskit në i-fest në Kalabria të Italisë, ku regjisori mori edhe një Çmim Special, kurse muajin e kaluar filmi fitoi Çmimin për filmin më të mirë në Festivalin Cinequest në California, si dhe Mirënjohjen Speciale të Jurisë FEDEORA (Federata e Kritikëve të Filmit nga Evropa dhe Mesdheu) në Herceg Novi. Nga çmimet e mëparshme për “Kajmak” spikat ai në festivalin Fantasporto në Portugali.

Pas Cinequest, në mediet amerikane doli një recension i ri për “Kajmak”. “Movie Gourmet” thotë për këtë film maqedonas: “Mançevski ngërthen në Kajmak më shumë kuptim se sa do të kishte në një marrëzi të thjeshtë seksi, duke hulumtuar si imperativin për të qenë prind ashtu edhe kufijtë elastikë të monogamisë… Të gjitha rolet në Kajmak janë të shkëlqyer … Personazhet bëjnë shumë seks – edhe hareshëm të krisur, edhe mëkatar deri në drithërim… Filmi është shumë qesharak, dhe Mançevski madje ua shkel syrin lezetshëm spageti western-ëve të Sergio Leone-s”. (https://www.themoviegourmet.com/?p=40789)

Në qershor, “Kajmak” pati premierën daneze në Kopenhagë, kurse në tetor do të vijojë premiera në Amsterdam.
“Kajmak” është një nga filmat maqedonas që ka distribuimin më të gjerë në botë. Ai është shitur për distribuim të rregullt në pesëdhjetë vende nga: Evropa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut, Amerika Qendrore, Karaibet – nga Argjentina, Brazili dhe Meksika deri në Greqi, Qipro dhe Holandë; nga Xhamajka, Aruba, Barbados në Shqipëri dhe Bullgari; nga Paraguai dhe Haiti në Surinam; nga Guajana dhe St. Kitts dhe Nevis në Danimarkë… Procesi i mëtejshëm i distribuimit është në vijim e sipër.
“Kajmak”, një bashkëprodhim maqedonas-danez-holandez-kroat i mbështetur nga EUROIMAGES, pati premierën e tij botërore në festivalin e Tokios (kategoria A), më pas vijoi një turne festivali global në: Taipei, Portugali, Itali, Bullgari, Serbi, Mali të Zi, SHBA etj. Filmi u prit me disa minuta ovacione dhe me shkrime të shumta në mediet vendase.

“Kajmak” ishte filmi më i shikuar në Maqedoni vitin e kaluar.
Agjencia e Filmit vazhdon t’i bllokojë dy projektet e Mançevskit: “Kajmak” dhe “Mirupafshim, Copacabana!” (titulli punues “Bista (Busti)”), në kundërshtim me vendimin e gjykatës dhe mendimin ligjor të Ministrisë së Kulturës. Mbështetje publike për Mançevskin shprehën Festivali i Filmit në Venecia, FIPRESCI (Federata e Shoqatave të Kritikëve të Filmit), Transparency International dhe Whistleblowing International.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like