Nga Zirkze te David, Milani vijon audicionet për merkaton

by admin
Spread the love

Në këto ditë pushimi për kampionatin e Serisë A dhe Kupat e Europës, vëmendja e të gjithëve, përfshirë edhe milanistët, është drejtuar jo vetëm te ndeshjet miqësore të kombëtares italiane, por edhe e mbi të gjitha ngjarjet e merkatos. Në veçanti, në lidhje me Milanin, në këtë periudhë janë në qendër të vëmendjes thashethemet për sulmuesin, që në sezonin 2024-2025, do të mbërrijë për të zëvendësuar Olivie Zhirunë.

Përmenden shumë emra, shumë ide për tregune transferimeve janë nisur nga perspektiva e “Djallit” që gjithsesi do të duhet të zgjedhë me mençuri, pasi buxheti nuk do të jetë më shumë sesa 100 milionë. Profili që do të vijë duhet të ketë cilësinë e duhur për fanellën me numër “9”, e cila ka qenë një peshë për këdo që e ka veshur pas Filipo Inzagit. Sigurisht,duke përjashtuar pronarin e saj aktual.

EMRAT – Për të marrë trashëgiminë e Zhirusë, objektivi numër një i Milanit është Joshua Zirkze, qendërsulmuesi i Bolonjës së Tiago Motës (kandidat për të zëvendësuar ndoshta Stefano Piolin në stolin kuqezi). Nëse Milani nuk do të ishte në gjendje të nënshkruante me holandezin në merkaton e verës, atëherë alternativa do të ishte njëri mes Benjamin Sheshko dhe Xhonatan David. Opsionet e tjera, nga Santiago Gimenez (Fejnord) dhe Viktor Giokeres (Sporting Lisbonës) mbeten të vlefshme. Por, tani për tani, në bazë të informacioneve, ato mbeten më shumë në plan të dytë për momentin, pavarësisht se ka profile, ai i fundit i përmendur që do të bënte çmenduri për t’iu bashkuar kuqezinjve, ku do të gjente një mik të ri si Leao dhe idhullin e tij të fëmijërisë, Zlatan Ibrahimoviç.

You may also like