Nga “yll” në “dështim”, ish-“bomberi” i Kombëtares italiane kërkon rikthimin në Serie A

by admin
Spread the love

Dikur konsiderohej si e ardhmja e ngjyrave “Zikaltër”, por edhe Kombëtares së Italisë, mirëpo karakteri i tij i pandreqshëm bëri që karriera e tij, të mos shkëlqente aq shumë sa pritej. Bëhet fjalë për “bomberin” italian, Mario Balotelli, i cili duket se kërkon të rikthehet edhe një herë në futbollin italian, pas eksperiencave tek Inter, Milan, Monza e Brescia.

Prej 15 shtatorit, të viti që sapo lamë pas, Balotelli, tashmë 33-vjeçar është rikthyer sërish te turqit e Adana Dermirspor, teksa këtë sezon ka zbritur në fushë 5 herë, ku ka arritur të shënojë plot 3 gola, paçka se për momentin nuk po luan për shkak të një dëmtimi, që ka pësuar në gju dhe ende nuk dihet se kur do të rikthehet në fushën e blertë.

Megjithatë, pavarësisht dëmtimit agjenti i tij ka nisur takimet e para, me 3 klube italiane, që kërkojnë rikthimin e ish-“yllit” italian, në Serie A, ku më konkretisht skuadrat e Empoli, Udinese e Salernitana kërkojnë shërbimet e fituesit të tripletës, në vitin 2010, me “Zikaltërit” e Inter dhe mesa duket një nga këto skuadra është më e favorizuar.

Në “pole position” gjendet skuadra e Salernitana, me “gjigantët” e Salernos, që kërkojnë të vendonin nën urdhrat e teknikut, Filippo Inzaghi, një sulmues klasi siç është Mario Balotelli dhe sipas raportimeve më të fundit të mediave, ky i fundit është pro kalimit në “Stadio Arechi” dhe tashmë mungojnë vetëm detajet e fundit të kontratës. /i.m /abcnews.al

You may also like