Nga spektakli në Derbi te fitorja e parë e Kukësit, çfarë solli java e 6-të e “Abissnet Superiore”

by admin
Spread the love

Java e gjashtë e “Abissnet Superiore” ka qenë një nga javët më interesante që prej fillimit të sezonit. 5 ndeshjet e zhvilluara kishit mundësi t’i ndiqnit live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo, ndërsa sfidat shoqërohen edhe me emisonin “Ti bo gol”.

Java nisë menjëherë me një rezultat surprizë pasi Erzeni pëson humbjen e parë në këtë sezon. Shijakasit nuk ishin ndëshkuar asnjëherë deri në javën e gjashtë, por në sfidën ndaj Bylis ata ndëshkohen me katër gola.

Fitore për herë të parë këtë sezon ka arritur Kukësi që mposhti minimalisht Laçin në transfertë. Dy sfidat Teuta-Vllaznia dhe Egnatia-Kastrioti u mbyllën në barazim me rrjeta të paprekura. Ndërsa java u mbyll përmes spektaklit të derbit të Tiranës, ku triumfuan bardheblutë edhe pse me 1 lojtar më pak se Partizani.

Me këto rezultate, Partizani vazhdon të mbajë vendin e parë me 12 pikë, ndërsa Tirana ngjitet në vendin e dytë me 11 pikë, po aq sa Bylis dhe Erzeni. Vllaznia mban vendin e pestë në kuotën e 10 pikëve, e ndjekur nga Egnatia me 8 dhe Kastrioti me 6. Kukësi lë fundin e klasifikimit dhe ngjitet në vendin e tetë me 5 pikë, ndërsa dy vendet e fundit mbahen nga Teuta me 4 dhe Laçi me 3. /oversport.tv

You may also like