Nga Spanja “plasin bombën”, dyshohet se Joao Cancelo ka të trashëguar problemet me zemrën

by admin
Spread the love

Mungesa e Joao Cancelos në ndeshjen shumë të rëndësishme të fituar nga Barcelona ndaj Atletico Madrid i habiti të gjithë dhe misteri u thellua edhe më shumë në fund të sfidës, kur disa bashkëlojtarë i dedikuan fitoren.

Shumëkush kishte menduar për një problem serioz familjar për mbrojtësin portugez, i cili nuk kishte probleme fizike pasi ishte stërvitur normalisht me skuadrën deri një ditë përpara duelit në “Metropolitano”.

Sipas asaj që raporton radio katalanase “RAC 1”, 29-vjeçari nuk është lejuar nga stafi mjekësor i Barcelonës për të marrë pjesë në ndeshje. Kjo për arsye se një i afërm i lojtarit ka një problem në zemër dhe te Barça duan të sigurohen se kjo nuk është diçka e trashëguar.

Në këtë mënyrë, klubi katalanas dëshiron të shmangë çdo lloj problemi për një lojtar që ndër të tjera është në pronësi të Manchester City-t. Cancelo do të mungojë gjithashtu në ndeshjen e parë miqësorë të Portugalisë, kundër Suedisë, por pritet të jetë në dispozicion ndaj Sllovenisë./ h.ll/abcnews.al

You may also like