Nga Skaroni tek Ibrahimoviç dhe Kardinale

by admin
Spread the love

Kishte një atmosferë revolucioni që ata preferuan ta linin jashtë dritares pasi ishin të zënë me çështje të tjera. E ardhmja e Piolit? Palët do tëflasim për të përsëri. Hyrja eaksionerëve të rinj në klub? Nuk është koha për të foluras për këtë.

Një merkato me disa sakrifica të nevojshme? Shihemi në qershor. Çdo gjë eshtyrë, e pezulluar, e ngrirë. Pjesërisht sepse 3 muajt eardhshëm do të japin të vetmen përgjigje që ka rëndësipër pyetjet e këtyre muajve (a është sezon pozitiv aponegativ?) dhe pjesërisht sepse, nëse do të kishtevërtet një kalim të pjesshëm por të rëndësishëm të kuotavetë klubit, hetimi në vazhdimpër Milanin ka ngadalësuar çdo negociatë. Pra, Stefano Pioli, i shkarkuar tashmë dymuaj më parë, po “rifiton pozicionet” dhe e ardhmja arabe duket pak më pak e mundshme se muajin e kaluar.

Duhet thënëse në çdo drejtim përgënjeshtrimet për çështjet e mësipërme kanë mbërritur gjithmonë me shpejtësi.

Nga Skaroni tek Ibrahimoviç dhe Kardinale, duke kaluar nga Furlani, të gjithë konfirmuan besimin e tyre te trajneri dhe nënvizuan qëndrueshmërinë e projektit të “RedBird”, nëafate të gjata. A do të jetë evërtetë? Koha do të na e zbulojë.

Sigurisht çdo gjë tjetërsillet rreth së ardhmes së klubit. Një aksionar i ri, qoftëedhe pakicë (por çfarë lloj pakice do të ishte me 47%?),mund të orientonte vendimet mbi trajnerin dhe lojtarët. Përta sqaruar, ai mund të shtyjë për një ndryshim në stol dhetë ndërhyjë, me njerëzit e tij,në vendimet teknike. Ose, përkundrazi, mund të vlerësojë mundësinë aktuale (tëlartë) të vazhdimit të punës së bërë vitet e fundit, dukeruajtur drejtimin e saktë të vetëfinancimit në merkatodhe vazhdimësinë teknike. Ado të varet nga rezultatet efushës? Pjesërisht sigurisht,por duke e marrë si të mirëqenë hyrjen në Ligën e Kampionëve të ardhshëm, tëpasur, duket e vështirë që fatii Piolit të lidhet me fitoren,aspak të thjeshtë (Liverpuli është në garë!!!) të Ligës së Europës.

EPOKË E RE? – Përkundrazi, miratimi i tij brenda ekipit është më i lehtë të testohet. Realisht, nga ky këndvështrim,grupi është treguar gjithmonë në krah të trajnerit. Megjithatë, pas një drejtimi kaq të gjatë, ndoshta edhe disa nga lojtarët do të ndjejnë nevojën për të ndryshuar “linjën teknike”. Antonio Konte, Tiago Mota dhe Lopetegi të tjerë mbeten në horizontin nga ku fryn ai ajri i revolucionit i lënë jashtë dritares. Deri tani, por ndoshta jo përgjithmonë. Ibra dhe klubi do të duhet të marrin një vendim në qershor.

You may also like