Nga planet për fëmijë tek borxhi që mori në kohën e pandemisë, rrëfehet Sinan Hoxha – Shqip

by admin
Spread the love

Sinan Hoxha ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Pardon my French”, ku si rrallëherë është ndalur të flasë për jetën e tij private. Këngëtari u shpreh për Andrrën se është një grua e mrekullueshme, por sa i përket një fëmije të tretë ai nuk e dëshiron për momentin pasi është ende duke shijuar rritjen e dy djemve.

“Ime shoqe ka qenë një bekim, nuk e di nga më ka ardhur që kam marrë një grua të mrekullueshme. Mendoj që kam gruan më të mirë në botë deri sot. Zakonisht kur jua thua grave a do dhe një fëmijë të tretë thonë jo, po në këtë rast jam unë ai që them jo. Është një obligim i frikshëm. Unë jam mashkulli i vetëm, të paktën te artistët, i cili që ditën që jam fejuar, nëse është ora 21:00 jam në shtëpi, përveç ditëve kur kam koncert”.

Sinani u ndal të fliste edhe për periudhën e pandemisë dhe krizën që shkakoi.

“Artistët kanë qenë më të diskriminuarit gjatë pandemisë. Një muaj para se të ndodhte e gjithë pandemia unë bëra një blerje me mendimin që në dy-tre muajt në vijim do punoja dhe do laja borxhin dhe jo vetëm që nuk e lava po u futa dhe në borxh për të kaluar muajt, pasi nuk këndova fare për dy vite”, rrëfeu këngëtari.

You may also like