Nga miq për kokë në armiq të urryer, Çeferin përjashtoi dje Anjelin edhe nga konferenca online

by admin
Spread the love

Viti 2021 ishte ai kur në skenën e futbollit botëror u shfaq publikisht Superliga Europiane. Por ishte edhe momenti kur u prish një binom që po drejtonte futbollin europian, Aleksander Çeferin-Andrea Anjeli. Presidenti i UEFA-s dhe ish-presidenti i Juventusit, ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin, duke pasur edhe kontakte familjare,.

Anjeli braktisi UEFA-n duke zgjedhur Superligën dhe që nga ai moment, Çeferin ka pasur vetëm kritika dhe në disa raste edhe fyerje ndaj italianit që tashmë nuk është më në pozita drejtuese. Por armiqësia vazhdon në distancë kohore dhe Çeferin e ka vërtetuar këtë edhe dje.

Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, dje presidenti i UEFA-s u shfaq në platformën online të organizatës për të dhënë komentin e tij rreth Superligës Europiane dhe vendimit që dha gjykata. Në atë moment, i lidhur në platformë me adresën e tij personale, ishte edhe Andrea Anjeli. Por në momentin që është identifikuar se ishte pikërisht adresa e tij, punonjësit e UEFA-s e kanë përjashtuar edhe si ndjekës, duke e bllokuar Anjelin që të ndiqte këtë konferencën si të gjithë të tjerët.

Gazeta italiane bën të ditur se Anjeli e kishte përjetuar me shumë humor këtë situatë, pasi i kishte mjaftuar që të merrte celularin e një prej miqve që kishte pranë, për t’u futur me adresë tjetër dhe për të ndjekur të plotë fjalimin e Çeferin pas “shuplakës” që kishte marrë nga Gjykata Europiane.

PANORAMASPORT.AL

You may also like