Nga më të votuarit tek më pak të votuarit, ja si ka vendosur publiku/ Egla ndryshon të nominuarit, shpëton Elvisin dhe fut në rrezik Fationin

by admin
Spread the love

Tre banorët më të preferuar dhe votuar nga publiku janë Ilnisa, Romeo dhe Juli.

Në televotimin që u hap mbrëmjen e sotme dhe u mbyll vetëm pak minuta më parë, u ndanë më të votuarit dhe më pak të votuarit.

Më pak të votuarit janë Ervini, Gabriele dhe Elvisi, të cilët automatikisht janë në nominim së bashku me Vesën që u ndëshkua nga Vëllai i Madh pasi theu rregullat.

Ndërkohë nominimet morën një rrjedhë tjetër, ku këtë herë Eglës iu dha një avantazh nga Vëllai i Madh.

Si lidere e shtëpisë, ajo mund të fuste në nominim me të tjerët njërin nga banorët dhe të shpëtonte një nga emrat e dhënë më lart.

“Egla si lidere e shtëpisë ke një avantazh. Vëllai i Madh të jep mundësinë të zëvëndësosh një nga të nominuarit me një banor tjetër”, shkruhej në Zarfin e Kuq.

Ajo vendosi të shpëtojë Elvisin dhe të kalonte në nominim Fationin.

Votimi do të jetë i hapur për publikun, i cili mund të votojë për të larguar nga shtëpia një nga emrat e mësipërm.

 

Top Channel

360grade.al

You may also like