Nga lidhja që e mban sekret tek dasma në Maldive, Ori flet për jetën private – Shqip

by admin
Spread the love

Ori Nebijajn rrallë e shohim të flasë për jetën private pasi moderatorja ka preferuar gjithmonë të flasë me punën e saj. Megjithatë e ftuar në “Më lër të flas”, ajo nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve ngacmuese nga Romeo dhe Donaldi.

Fillimisht djemtë nisën ta ngacmonin për një dasmë në Maldive e më pas e pyetën nëse është në një lidhje.

Pjesë nga biseda:

Ori: Nuk e di a do të shkoj në Maldive këtë janar, por do ta mendoj

Romeo: Uu, dasmë në Maldive…

Donaldi: A je në një lidhje apo jo?

Ori: Jo (qesh)

Donaldi: Nuk mendon se ai djali do të ofendohet nëse ti i thua jo?

Romeo: Nuk ndihesh bosh?

Donaldi: S’ka gjë se do të justifikohet, do të thotë më fal o shpirt se ashtu ishte situata, nuk isha gati ta bëja publike, se dhe ti je pak i pavendosur. Do t’ia hedhë fajin atij…

You may also like