Nga janari e deri në tetor 1340 shkurorëzime në Kosovë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

1 mijë e 340 çifte bashkëshortore i dhanë fund martesës së tyre gjatë 10 muajve të vitit 2022.

Kështu thonë shifra e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas ASK-së gjatë muajit të parë të vitit të kaluar u shkurorëzuan 119 çifte.

Në muajin shkurt 122 çifte i dhanë fund martesës së tyre, e derisa në mars pati 103 shkurorëzime.

Ndërkaq në muajin prill fund martesës i dhanë 136 çifte e në maj u ndanë 143 prej tyre.

Në muajin qershor 129 çifte, në muajin korrik 148 çifte, në muajin gusht 162 çifte dhe në muajin shtator 122 çifte janë shkurorëzuar.

Ndërsa sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin Tetor janë 156 raste, e që krahasuar me muajin shtator, ka një rritje të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për 28 për qind.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ndërkaq bën të ditur se në vitin 2021 numri i shkurorëzimi ishte më i vogël se ai i vitit 2022.

Në vitin 2021 janë regjistruar 2 mijë e 160 shkurorëzime, njofton Klankosova.tv/ Klankosova.tv

You may also like