Nga Engjëll Agaçi, Alqi Bllako e Damian Gjiknuri, ja kush do të dëshmojë sot në Komisionin Hetimor për aferën e inceneratorëve

by admin
Spread the love

Komisioni Hetimor për Inceneratorët do të zhvillojë ditën e sotme një tjetër mbledhje, ku pritet të dëshmojnë të tjerë zyrtarë të lartë.

Sot para Komisionit pritet të dëshmojnë Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputeti i PS, Alqi Bllako, dhe ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri.

Seanca e djeshme zgjati rreth 13 orë dhe para komisionit dëshmuan: kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ministrja e Transportit, Belinda Balluku, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, si dhe zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Hetimi parlamentar po zhvillohet paralelisht me atë të nisur nga SPAK. Deri më tani për këtë aferë ka përfunduar në burg ish-inistri Lefter Koka, si dhe janë shpallur në kërkim Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri.

You may also like