Nga “Abissnet Superiore” tek Serie A e peshëngritje, një e hënë plot evente në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love

Do të jetë një tjetër ditë me evente sot në Oversport dhe Tibo ku nuk do të mungojnë emocionet nga fusha e blertë, por jo vetëm. Dita starton me peshëngritësit që zbresin në pedanë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes U23. Prej orës 10:00 e në vazhdim përgjatë ditës do të keni mundësi të ndiqni atletët që garojnë në disa disiplina.

Më pas në orën 15:00 live nga “Niko Dovana” do të ndiqni sfidën Erzeni-Kukësi. Erzeni vjen në këtë sfidë me dy ndeshje pa fitore, ndërsa nga ana tjetër Kukësi po kalon një moment të mirë krahasuar me startin e sezonit. Duket se Dobi i ka futur në shina verilindorët që kanë arritur 2 fitore në 2 duelet e fundit në kampionat.

Në orën 18:30 vëmendja shkon në Serie A ku do të zbresin në fushë Sampdoria dhe Roma. Mourinho do të vendoset përballë ish-lojtarit të tij tek Interi i tripletës, Dejan Stankovic si një duel nxënës-mësues. Sampdoria nuk ka fituar ende asnjë ndeshje në këtë kampionat dhe një e tillë përballë Romës do të ngrinte shumë moralin për ekipin. Nga ana tjetër objektivi i Romës është i qartë, kryeqytetasit kërkojnë vetëm fioren.

Në mbrëmje, në orën 20:45 do të keni mundësi të ndiqni në Oversport dhe Tibo një tjetër ndeshje të Serie A. Këtë herë do të luhet Lecce-Fiorentina me këta të fundit që janë duke zhgënjyer në këtë start sezoni. Megjithatë, të besuarit e Italianos mund të kenë pikën e kthesës pikërisht ndaj Lecces. Nga ana tjetër edhe vendasit dëshirojnë të surprizojnë dhe të përfitojnë nga momenti jo i mirë i Fiorentinës. /oversport.tv

You may also like