Nga 1 janari në Klinikën Infektive janë ekzaminuar 47 pacientë me grip, javën e kaluar janë regjistruar 72 raste me Kovid-19

by admin
Spread the love

Në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup nga fillimi i këtij viti janë ekzaminuar gjithsej 47 pacientë me grip, njoftoi për MIA-n, drejtoresha e Klinikës Infektive në Shkup Milena Stevanoviq. Në 24 orët e fundit në Klinikë janë kontrolluar 22 persona me grip.

Në Klinikën Infektive në Shkup mbrëmë janë pranuar dy pacientë me Kovid, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, por me një sëmundje tjetër themelore.

“Në klinikë kemi gjithsej katër pacientë, tha Stevanoviq.

Drejtori i Institutit për Shëndet Publike, Shaban Memeti, njoftoi për MIA-n se nga data 25 deri më 31 dhjetor janë regjistruar gjithsej 72 raste me Kovid-19. Shumica prej tyre, 39 janë në Shkup, 12 në Prilep, 10 në Ohër.

Në Klinikën e Fëmijëve “Kozle” në repartin ambulator  kontrollohen deri në 200 fëmijë në ditë, të cilët kalojnë nëpër ambulantat e konsultimit.

Mjekja Mirjana Popovska, pediatre specialiste në këtë spital, tha për MIA-n se aktualisht janë rreth gjashtëdhjetë fëmijë të hospitalizuar.

“Bëhet fjalë kryesisht për infeksione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes. Kategoria më e cenueshme, më e prekura janë foshnjat deri në një vjeç”, sqaroi Popovska.

Ajo shtoi se edhe në dhjetor kanë pasur afërsisht të njëjtin numër pacientësh.

MARKETING



You may also like