Neymar zyrtarizohet në Arabi, përfiton pagën e frikshme! Rikthimi te Barcelona sërish opsion

by admin
Spread the love

Neymar është zyrtarisht lojtari më i ri i Al-Hilal. Sulmuesi brazilian mbylli pas gjashtë vitesh eksperiencën në Paris me skuadrën e PSG teksa nga transferimi në Lindjen e Mesme do të përfitojë shumën rekord të 300 milionë dollarëve për dy vite.

Në fakt, totali mund të shkojë edhe më shumë pasi nëpërmjet bonuseve pritet që 31-vjeçari të përfitojë deri në 400 milionë dollarë.

Kontrata e Neymar do të jetë deri në vitin 2025 me mundësi zgjatje edhe për një tjetër vit. Interesant mbetet mundësia që në vitin 2025 pasi ta mbyllë kontratën me Al-Hilal, Neymar do të ketë mundësinë e përzgjedhjes nëse do ta vijojë aventurën në Arabi apo jo, pasi rikthimi te Barcelona mbetet sërish një ide.

Në këtë sezon, ribashkimi Barcelona-Neymar nuk u krye pasi trajneri Xavi Hernandez ishte kundër bashkëpunimit me brazilianin, por pas dy vitesh skenarët pritet të ndryshojnë./ Super Sport


Top Channel

You may also like