Nesër në Prishtinë, pasnesër në Shkup, do të vjen ministri i jashtëm i Shqipërisë

by admin
Spread the love

Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në kuadër të turnesë së tij minirajonale, të mërkurën do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut.

“Në Shkup ai do të pritet nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zëvendës kryeministrat, Artan Grubi dhe Bojan Mariçiq. Ministri Hasani do të realizojë takim edhe me liderët e partive politike shqiptare, kumtoi kabineti i tij.

Prej aty shtojnë se qëllimi i turnesë së tij treditore është të bëjë bashkëpunim më të rëndësishëm, më të thelliar dhe më të konkretizuar mes vendeve, si dhe zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të mira fqinjësore. Në takimet me bashkëbiseduesit e tij, ata do të fokusohen në marrëdhëniet bilaterale, çështjet bilaterale dhe ardhmërinë e rajonit në Bashkimin Evropian.

Hasani fillmisht do ta vizitojë Prishtinën, ku në mëngjes do të pritet nga ministrja kosovare e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Shvarc, me të cilën do të mbajnë konferencë për shtyp, pastaj do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, zëvendës kryeministrin Besnik Bislimi dhe me përfaqësues të partive politike.

Pas vizitës në Shkup të mërkurën, Hasani do ta vizitojë edhe Podgoricën të enjten, me ç’rast do të takohet me ministrin malazez të Punëve të Jashtme, Filip Ivanoviq, presidentin Jakov Milatoviq, zëvendës kryeministrin Nik Gjeloshaj, me Këshillin kombëtar shqiptar dhe liderët e partive politike shqiptare në Mal të Zi.

MARKETING



You may also like