Nesër mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite me mundësi për shi afatshkurtër të rrëmbyeshëm

by admin
Spread the love




Moti në vend nesër do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 10, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 20 deri 27 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 9, ndërsa ajo maksimale deri më 26 gradë.

Pastaj, gjatë dy ditëve të ardhshme moti do të i qëndrueshëm dhe i ngrohtë, ndërsa në ditët e fundjavës do të ketë paraqitje të vranësirave jostabile të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Veçanërisht jostabile do të jetë të shtunën kur proceset lokal do të jenë më intensive në formë të moti të keq me shi të rrëmbyeshëm intensiv, bubullima, erë të përforcuar dhe paraqitje të breshrit.


You may also like