Nesër kemi ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, na duhet të lëmë shpirtin në fushë – Shqip

by admin
Spread the love

Xavi Hernandez e ka quajtur ndeshjen e nesërme ndaj Napolit si ndeshjen e sezonit për Barcelonën.

Trajneri i Barcelonës ka thënë se lëndimet s’janë justifikim dhe se duhet vetëm fitorja nesër.

“Është ndeshja më e rëndësishme deri më tani këtë sezon. Jemi të motivuar. Jemi të emocionuar. Duhet të konkurrojmë kundër një rivali të madh, i cili nuk po kalon momentin më të mirë. por ka themelin e vitit të kaluar. Mendoj se është një mundësi për të qenë në çerekfinale pas katër sezoneve. Ne duhet ta kthejmë këtë situatë. Është para njerëzve tanë. Ka lëndime, por nuk është justifikim. Nuk ka frikë se mos dështojmë, por më tepër dëshira për të treguar se mund të jemi në një nivel të lartë. Unë e kam prioritet klubin. Kam një datë skadimi. Duhet të konkurrosh mirë. Duhet të jetosh një natë magjike. Është një mundësi. Do të jetë një lojë e hapur dhe mendoj se do të jetë një spektakël” ka thënë Xavi./Indeksonline/

You may also like