Nëse ”Usje” ka bërë shkeljet, do të dënohet – Shqip

by admin
Spread the love

BLINKOV: 10 DITË AFAT NGA KOMPANIA QË TA SHLYEJ DËNIMIN

Pas paralajmërimit për kallëzim penal ndaj kompanisë së çimentos Usje nga qyteti I Shkupit, Ministri I Ambientit jetësor, Naser Nuredini thotë se pas kontrollit të jashtëzakonshëm fillimisht do të analizohet raporti e më pastaj nëse ka shkleje do të ketë denim për kompnainë.

“Është bërë një inspektim i jashtëzakonshëm në “Usje”, me kërkesë të institucioneve dhe Qytetit të Shkupit. Ne i kemi rezultatet, tani jemi duke e shqyrtuar raportin dhe do të vazhdojmë me ato procedura që kërkohen me ligj dhe nëse ka ndonjë lëshim do të ketë sanksione ndaj asaj kompanie. Do ta prezantojmë në mënyrë të plotë dhe transparente, kur të shqyrtohet raporti dhe komisioni t’i ketë marrë në shqyrtim të gjitha” – tha Naser Nuredini, ministër i Ambientit Jetësor.

Drejtuesi i Inspektoratit Shtetëror për Ambient Jetësor në qytetin e Shkupit, Darko Blinkov në emisionin Klan Debat tha se shkelja e kompanisë është nga kategoria e tretë dhe për këtë parashihet dënim prej 180 mijë deri në 200 mijë euro.

“Nëse në afat prej 10 ditëve nuk gjejnë pajtueshmëri ata do të paraqiten në komisionin për pajtueshmëri, është një nga dy komisionet që funskionojnë në kuadrët të ministries së ambientit, dhe ata më pastaj vendosin por megjithatë nuk mund që dënimi të ulet nën 50 përqind” – tha Darko Blinkov, inspektorati shtetëror për Ambient Jetësor, Shkup.

Ndotja e ajrit është një problem shqetësues që përsëritet çdo vitë gjatë kësaj periudhe të vitit, ndërsa në dy javëve të fundit Shkupi u rëndit në mesin e qyteteve më ajër më të ndotur në botë. /KlanMacedonia/

You may also like