‘Nëse tregoj si jam në të vërtetë…’, Luizi shqetëson fansat me postimin e fundit (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është ndalur ditën e sotme në kuadër të lëvizjes “Opozita në aksion” në Kavajë. • Berisha ka qenë i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Kavajë Fisnik Qosja dhe deputeti Ervin Salianji. • Kreu i PD-së është ndalur gjatë fjalës së tij në thirrjen për qytetarët e Kavajës për të rrëzuar pushtetin e Edi Ramës. • Berisha i  kujtoi mbështetësve në Kavajë, sakrificën e tyre në vitet ’90 në rrëzimin e rregjimit. • Nga ana tjetër Berisha akuzoi Ramën për lidhjet e tij me krimin dhe kërkoi që të shihen ngjarjet në zgjedhjet e fundit në Shkodër. • Kryedemokrati tha se Shkodra iu nënshtrua një “terror nga krimi” që pas çdo fitoreje zgjedhjeje përkthehet në përfshirjen e tyre në nivelet e pushtetit. • Berisha preku dhe çështjen e Kosovës duke theksuar se Rama tenton herë pas here t’i ngul thika Kosovës dhe nga ana tjetër bën si i dashur duke sjellë refugjatë nga Ruanda. • Berisha e mbylli takimin e tij me një bashkëbisedim me qytetarët, nga ku në përfundim i tha atyre “se bashkimi i PD-së është drejt përfundimit dhe se aksioni do të vijojë deri në fitore”.

Sali Berisha

KAVAJA– Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike ditën e sotme  gjatë vizitës në Kavajë është ndalur dhe në çështjen e Kosovës. Berisha akuzoi e Kryeministrin Edi Rama si i investuar në goditjen pas shpine të Kosovës dhe qeverisë së saj për llogari të Vuçiçit. Nga ana tjetër ai paralelizoi situatën e refugjatëve, duke thënë se Rama më shumë mendon për refugjatët se vëllezërit.

Berisha:Besimi im te fitorja e merituar është i pakthyeshëm dhe i pathyeshëm. Por, ashtu siç thashë, siç theksova në fillim, për opozitën, për PD-në, për të djathtën, mbështetja e Kavajës është jashtëzakonisht e rëndësishme. Sot, është koha t’i themi armikut, armik. Dhe Edi Rama është armik i qenies, i lirive, i dinjitetit tonë dhe të kombit shqiptar. Ju e shndërruat me të drejtë, nuk ka gjë më të dhimbshme, nuk ka gjë më të trishtë që të shohësh që në 10 vite, kanë ikur nga Shqipëria, 1.1 milion shqiptarë. Dhe ky del e firmos marrëveshje për të pru refugjatë këtu. Kurse refugjatët shqiptarë shkojnë në Ruandë. Dhe se ky ka vendosur këtë mobokraci, me të cilën po e shqyen Shqipërinë copa-copa. Merr vetëm një moment, ne u themeluam në dhjetor të vitit 1990, në mitingun e parë themelues, ne deklaruam, dhe ç’është e vërteta, çuditen vendet e tjera përreth, PD themelohet si parti e interesit kombëtar. Do thoni ju pse e vumë ne atë në program? Se ne ishim politikanë të ditëve të para. Ne ishim njerëz që jetonim në diktaturë me kufizime shumë të mëdha në njohuritë tona. Po nga u nisëm ne që të vëmë në programin tonë këtë pikë? U nisëm thjesht nga një fakt. Nuk kishim lexuar statute të partive tona simotra. Por fakti se PPSH kishte shkelmuar për 45 vite interesin kombëtar, atëherë ne thamë: ose të themelohemi si parti e interesit kombëtar, ose të mos themelohemi fare.Dhe ne kishim të drejtë. Shikoni se çfarë bën ky sot me Kosovën? Ka pasur një moment në vitin 1991, kur Ramiz Alia- dhe kjo është shumë e vërtetë- me Sllobodan Millosheviçin, shkrinë shërbimet kundër opozitave. Unë u them miqve të mi në Kosovë se kjo po ndodh. Po më thonë, është e vërtetë. Kaq ishte ajo periudhë.
Po ky del haptaz kundër udhëheqjes politike të Kosovës. Ky bën gjithçka për t’i futur thikën Kosovës dhe qeverisë së saj në emër të Vuçiçit. Ky, lideri global i 1 prillit, na paraqet drafte për asociacionin. Që të gjitha për të ndihmuar padronin e tyre. Çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar, nuk mund ta pranojë më këtë Pashiq, siç e kanë quajtur me të drejtë, publicistët e mëdhenj të Europës. Vetëm kjo përbën një motiv për çdo atdhetar shqiptar, për t’i dhënë duart Pashiqit, për ta përcjellë aty ku e meriton. Ndaj edhe koha është: protestë gjer në fitore, protestë gjer në fitore, protestë gjer në fitore.

“Më erdhi diplomati më tha bëni koalicion me

Sali Berisha

 

Kreu i PD-së, Sali  Berisha, në takimin me demokratët në Kavajë me temë ‘Opozita në Aksion’, ngriti alarmin edhe njëherë tjetër se sot në Shqipëri është vendosur narkodiktatura, mobokracia, sundimi i bandave. Berisha zbuloi dhe një bisedë me një diplomat të huaj në vitin 2021 në zyrën e tij.

Sipas Berishës, në tre vite hetime për ish-kryeministrin nuk u gjet asnjë asnjë shkelje ligjore nga SPAK, ndërkohë që i kujtoi Edi Ramës, se s’ka gjë në botë që mund të mposhtë demokratët dhe Sali Berishën në betejën e tyre.

Berisha:Ju zbuloj unë ju një bisedë me një të huaj që më sollën në zyrë para zgjedhjeve të 2021, i cili më pyeti, cfarë mendimi keni ju për një koalicion të Partisë Demokratike me Ramën. I thashë kjo është fatale, edhe kjo përgjigje pasojë gjithcka që ndodhi më pas. Brenda muajit e shpallën Sali Berishën Non Grata. Ajo nuk u përgati ishte e gatshme. Edhe unë mësova nga ajo, se opozitën po e merrnin peng. Tani unë se pranoj kurrë, se për cdo shqiptar që i thotë Shqipërisë Shqipëri, Shqipëria është sovranitet. Shqipëria ka bërë sakrifica të mëdha dhe ky vend nuk mund të kthehet një koloni. Hidhni sytë sa janë larguar. Opozita mendonte si të bëntë koalicion me Edi Ramën në 2021. Në këtë segmet që përfaqësohet nga ai që quhet Lulzim Brava, ne nuk mund të pajtohemi kurrë. Nuk ka patur një opozitë një armik më të egër se Edi Ramën. Cfarë bëri ky? Na mori emrin, na mori vulën. Njëlloj si nazistët, i hiqte emrin hebrenjve dhe u jepte numra. Me të drejtë kanë menduar që pse se ndërron emrin e partisë, jo ne jemi në të drejtën e zotit. Nuk e ndërron dot Edi Rama emrin tonë.

Po bëj përpjekje të madhe të hap partinë por mos prisni gjithcka nga Sali Berisha, vetë ju duhet të bëni njëlloj si unë sepse ju mund të bëni më shumë se unë.

“Më erdhi diplomati më tha bëni koalicion me

Sali Berisha

KAVAJA-Sali Berisha, kryedemokrati gjatë takimit të sotëm në Kavajë në kuadër të lëvizjes “Opozita aksion” ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për lidhje shumë të forta me krimin. Sipas Berishës, Rama ka kthyer regjimin përmes krimit, ku ai theksoi “krimi shndërron votën në krim, edhe krimin në votë”. Nga ana tjetër Berisha kërkoi vëmendjen e qytetarëve të Kavajës në zgjedhjet e Shkodrës dhe në ngjarjet që pasuan situatën atje, duke thënë se është shembulli që tregon “terrorin që ushtrohet mbi qytetarët”.

BerishaLidhjet e tua me krimin janë universale dhe janë universalisht të njohura, por gjithcka do të varet si do ta përdorësh ti pushtetin. Unë i përkisja atyre që besoj dhe besojnë, që alternance e pushtetit është kusht për demokracinë. Por ai mbajti lidhje që i bën dëmin më të madh Shqipërisë. Pas diktatorit Enver Hoxha është një nga dëmbërsit më të mëdhenj në histori. Në këto 10 vite në vend se të respektone, i rrëzoi një nga një shtyllat e një rendi demokratik, ai rrëzoi votën dhe vërsuli në katër anët e Shqipërisë, banda, kriminel, pushtet dhe cdo gjë që qytetarët të mos votojnë të lirë. Ai vendosi një raport midis votës dhe krimit, krimi shndërrohet në votë dhe vota shndërrohet në krim. Hidhini një sy videos së Shkodrës, kur Rozafa e lirisë nuk ka përjetuar një terror të tillë. Edi Rama e fitoi Shkodrën por sot Shkodrën e qeverisë, Pëllumb Gjokët, Bajrat dhe Tom Doshët po kështu Krujën, Durrësin, Elbasanin, Fierin. Edhe cndodh pastaj, ata bëhen investitor strategjik dhe të rinjtë largohen dhe vetëm largohen. Një e treta e kombit në 10 vite nuk është më në Shqipëri dhe një rënie pikiat e qytetarëve. 

“Ju nuk u mposhtët në masakrën më të egër elektorale”/ Berisha nga Kavaja: Kemi një mision të vështirë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është ndalur pasditen e sotme në Kavajë në kuadër të fushatës “Opoziat në aksion”. Berisha i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Kavajës Fisnik Qosja dhe deputetin Ervin Salianji ka marrë fjalën e tij duke bërë një thirrje të fortë për kthimin e Kavajës në të njëjtën revoltë që ka kryer në vitet ’90.

Nga ana tjetër Berisha tha se përpara Shqipërinë e pret një nga misionet më të vështira.

BerishaMë  të keqen e madhe që ka pllakos Shqipërinë pas 30 viteve, pas një gjenerate, siç thotë në mënyrë profetike “ Vetëm ligjerat i duhet demokracisë që të zhduket” . Kavaja nuk u mposht, ju id hatë vendin Fisnik Qosen kryetar bashkie. Kujtoi si sot datën 20 Shkurt, kur në Tiranë do të bëhej beteja e madhe për të përmbysur shtatoren dhe nga Kavaja u nisën 1500 veta në këmbë. Sot cdo kavajas dhe kavajase, të cilët çliruan Kavajën, kanë mision historik të luftojnë për çlirimin e Shqipërisë. Së bashku ne bëm një rrugë mbi 20 vjeçare. Ju jeni dëshmimtar se ku e nisëm dhe në çfarë niveli mjerimi e nisëm rrugëtimin tonë. Në vitin 2013 Shqipërinë e ndërtuam në Shqipërinë digjitale ndryshe nga ajo e drapërit dhe çekanit.

You may also like