Nëse shënoj në Bernabeu, nuk do të festoj – Shqip

by admin
Spread the love

Mbrojtësi i Sevillas, Sergio Ramos ka deklaruar se nuk do të festoj kundër Real Madridit nëse shënon gol.

Ramos kështu ka deklaruar në një intervistë që ka dhënë për “Dazn”, duke thënë se do të jetë një moment unik rikthimi në “Santiago Bernabeu”.

“Do të ndihem si në shtëpinë time sepse kam kaluar shumë vite atje , me momentet më të rëndësishme të karrierës sime dhe kam kujtime të mrekullueshme nga tifozët, nga shokët e mi të skuadrës. Do të jetë një moment unik dhe emocional”, u shpreh Ramos.

” Real Madridi është favorit për të fituar gjithçka çdo vit . Ata po kalojnë një moment të mirë, ata janë lider dhe kanë lojtarë me cilësi të jashtëzakonshme. Ne e dimë shumë mirë terrenin që do të shkelim dhe do të përpiqemi të luajmë mirë atje”.

“Kam shumë respekt për tifozët dhe të gjithë Real Madridin dhe nëse shënoj, nuk do ta festoj, por nëse kam fatin ta bëj këtë dhe ai gol është i mjaftueshëm që ne të fitojmë, do të jem i lumtur sepse ato tre pikë do të na vijnë shumë në ndihmë”.

Qendërmbrojtësi spanjoll e ka bërë të qartë se do të marrë vendimin nëse do të vazhdojë apo të rinovojë.

“Sot jam i lumtur këtu dhe nuk mendoj se çfarë mund të ndodhë nesër. Mundohem të stërvitem. mire çdo dite dhe përderisa vazhdoj te zgjohem me të njëjtin gëzim pse te mos vazhdoj asnjëherë nuk e di nëse vitin tjetër do te jem këtu apo nëse do më pëlqen te largohem do të shoh kur të vije momenti të marr vendimin Ajo që është e qartë është se do të kthehem. Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme ”.

Ramos nuk ka arritur ende një marrëveshje me Sevillan për të vazhduar kontratën e tij … pavarësisht performancës së mirë që po jep mbrojtësi në moshën 37-vjeçare.

Përndryshe, ndeshja mes Real Madridit dhe Sevillas do të luhet të dielën duke filluar nga ora 21:00.

You may also like