“Nëse nuk ndalojmë Rusinë, e kemi ne radhën”, thirrja e fortë e Charles Michel: BE duhet të kalojë në “ekonomi lufte”

by admin
Spread the love

Europa duhet të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse dhe të kalojë në një “ekonomi lufte” në kundërpërgjigjie të kërcënimit të papritur nga Rusia.

Kështu u shpreh ditën e djeshme, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel. Ky i fundit, i cili do të kryesojë një takim të liderëve të BE-së të enjten e ardhshme ku do të diskutohet marrëveshja për Ukrainën, tha se Evropa duhet të marrë përgjegjësinë për sigurinë e saj dhe të mos mbështetet shumë tek SHBA.

“Nëse nuk marrim përgjigjen e duhur të BE-së dhe nuk i japim Ukrainës mbështetjen e mjaftueshme për të ndaluar Rusinë, e kemi ne radhën. Prandaj duhet të jemi gati për mbrojtjen dhe të kalojmë në një mënyrë “ekonomie lufte. Nëse duam paqe, duhet të përgatitemi për luftë”, tha Michel.

Më tej, Michel tha se ndërsa Evropa kishte bërë përparime që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska në shkurt 2022 – duke përfshirë rritjen e kapacitetit të prodhimit ushtarak me 50%, nevojiten shumë më tepër pasi për dekada Evropa nuk kishte investuar mjaftueshëm në siguinë dhe mbrojtjen e saj.


Top Channel

You may also like