Nëse nuk do më ecte në Big Brother, do ta lija përgjithmonë Shqipërinë

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli është një nga banorët më të komentuar të momentit dhe më të dashur në programin ‘Big Brother VIP Albania. Këngëtari është gjithmonë në qendër të vëmendjes, teksa së fundmi ka bërë një rrëfim mjaft të ndjerë lidhur me eksperiencën e tij brenda Big Brother-it.

Në një bisedë më artistin Krist Aliaj, ai tha se nëse nuk do i ecte rrugëtimi i tij në këtë reality shoë, ai kishte bërë në plan që ta mbyllte me Shqipërinë dhe të zhvendosej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, duke qenë se në jetën e tij hyri Kiara, duket se gjërat kanë ndryshuar tashmë për të.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Dhe i thashë vetes futu dhe fokusohu në lojë. E kisha stakuar trurin, doja ta mbyllja këtë gjë këtu, të shkojë si të shkojë, dhe në varësi se si do më shkonte këtu, do vendosja për jetën time jashtë. A do rrija më në Shqipëri apo do ikja në Amerikë

Kristi: Pse në Amerikë?

Luizi: Se në Amerikë kam familjen

Kristi: Aty duhet të ikje

Luizi: Thosha nëse nuk më ecën te Big Brother-i, e kisha bërë në plan me e mbyll me Shqipërinë, komplet. S’do kthehesha më..

Kristi: Përgjithmonë?

Luizi: Përgjithmonë, do rrija atje. Do bëja një restart tjetër atje. Dhe e ndava mendjen. Tani kur hyra këtu, këtu ku jam ulur ishte Kiara dhe kur e pashë live ishte gjë tjetër. Kiara më ka dalë jashtë parashikimeve, se shumë gjëra i kisha parashikuar. S’e edhe kur e pëlqeva nuk e dija që do e doja kaq shumë sa për të mos më zënë gjumi. Më rrinte mendja tek ajo.

You may also like