​Nëse mposhtin Barçën në Superkupë, Modriq me shokë do të fitojnë para të majme

by admin
Spread the love

Real Madrid dhe Barcelona do të luajnë derbin më të madh spanjoll në Arabinë Saudite të dielën nga ora 20:00.

Bëhet fjalë për finalen e Superkupës së Spanjës, e cila prej disa vitesh luhet në Lindjen e Mesme si turne me katër skuadra.

Gjatë rrugës për në finale, Reali eliminoi rivalët e qytetit Atletico në një lojë spektakolare gjysmëfinale. Ndeshja përfundoi 3:3 në kohën e rregullt, dhe klubi mbretëror fitoi 5:3 në kohën shtesë. Barcelona arriti në finale me shumë më pak stres. Në gjysmëfinale, ata mposhtën 2:0 Osasunën.

Presidenti i Realit, Florentino Perez u ka premtuar lojtarëve një bonus të madh nëse e mposhtin Barcelonën në finalen e Superkupës. Edhe pse ky trofe është “i parëndësishëm” për shumë, El Clasico është gjithmonë një ndeshje e veçantë dhe Perez donte t’i bënte të ditur ekipit se sa e rëndësishme është që klubi të mundë Barcelonën në çdo rast të mundshëm.

Çmimi për fitimin e Superkupës arrin në tetë milionë euro dhe Perez u zotua se gjysmën e shumës do ta shpërndajë për ekipin dhe stafin e trajnerëve. Konkretisht, çdo lojtar dhe anëtar i stafit do të marrë një bonus prej 150.000 eurove nëse mposht rivalin e tyre më të madh.

You may also like