Nëse LSDM fiton zgjedhjet dhe më kërkojnë të jem drejtor si profesionist, do të pranoj, por për një pagë 5000 euro – Shqip

by admin
Spread the love

Në debatin e sotëm në emisionin Klan Debat, Angelov ka folur edhe për arsyet pse ka vendosur të bëjë koalicion me VMRO DPMNE. Me Mickoskin ka pasur komunikim për rreth dy vite. VMRO DPMNE mbështeti iniciativën e tyre për kompensimin e familjeve të mbrojtësve dhe Angelov është i bindur se kjo do të ndodhë nëse ata fitojnë zgjedhjet.

LSDM tregoi një kapacitet të madh demokratik por nuk arriti të kujdeset për atë që po kërkonim, për të miratuar ligjin për mbrojtësit, kjo është një padrejtësi e madhe, unë kam kolegë dhe miq të mëdhenj edhe në LSDM edhe në BDI. Dhe sa isha në Qeveria isha kritik. Unë vij nga blloku i djathtë dhe LSDM-ja i dinte pikëpamjet e mia, BDI ishte barra që nuk e lejoi LSDM-në të punojë siç duhet. . Një moment shumë i rëndësishëm është që Kovaçevski, ministrja Petrovska na dha përkrahje dhe kjo duhet të lavdërohet”, tha Angelov.

I pyetur se nëse LSDM fiton zgjedhjet, a do të largohet nga VMRO DPMNE dhe do të kthehet në LSDM, Angelov me qëndrimin: “Po, nëse më kërkojnë mua si profesionist, por për rrogën 5000 euro”.

Kryetari i Dostoinstvo-s Angelov tha se është e nevojshme të bëhet një transformim i plotë i shoqërisë, të shfuqizohet balancuesi në punësim, si dhe të zbatohen reforma që do të mundësojnë hyrjen e vendit tonë në Bashkimin Evropian.

You may also like