Nëntë kandidatë – për disa sfida kryesore grumbullimi i nënshkrimeve! – Shqip

by admin
Spread the love

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

Mjeku Velo Markovski dhe aktivizstja Mersiha Smailoviq, nga sot do të përballen me detyrën e vështirë që deri më 8 mars t`i grumbullojnë 10.000 nënshkrimet e domosdoshme për të qenë edhe zyrtarisht kandidatë për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 prill.

Mbledhja e 10.000 nënshkrimeve nuk ka për të qenë e lehtë. Këtë më së miri e kuptuan Slagjana Taseva në zgjedhjet e vitit 2009 dhe Stojançe Angelov dhe Biljana Vankovska në ato të vitit 2014.

Kandidatja e “Levicës”, Biljana Vankovska, ka shfaqur vërejtje për parregullsi në procedudrën e grumbullimit të nënshkrimeve dhe ka kërkuar mundësi të barabarta për të gjithë.

“Përballemi me pengesa joparimore, bëjmë thirrje që të mos ketë sabotime të procesit. Jemi të gatshëm të përballemi me shumë probleme dhe për inat presim që qytetarët të tregojnë frymën aventuriere politike dhe të na japin mundësinë, për shkak se garojmë në një terren jo të pastër që nga dita e parë” – tha Biljana Vankovska, kandidate e ”Levicës”.

Në kampin socialdemokrat thonë se ende nuk ka përfunduar procedura për ta zyrtarizuar kandidaturën e Pendarovskit.

“Stevo Pendarovski është kandidat serioz, por procedura tek ne ende nuk ka përfunduar. Udhëheqësia partiake mbajti mbledhje, kurse Këshilli Qendror dhe Ekzekutiv, ditëve në vijim, do të miratojë vendimin se kush do të jetë kandidati presidencial” – tha Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM.

Deri tani përmenden nëntë emra potencial që do të garojnë në garën presidenciale në rrethin e parë. Në garë janë dy profesoresha, një president, dy kryebashkiakë dhe tre mjekë. /tvklan.mk/

You may also like