Nënshkruhet marrëveshja kolektive, 130 mijë të punësuar në sektorin publik në RMV nga shtatori do të marrin paga më të larta për 10 përqind

by admin
Spread the love

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska dhe kryetari i Lidhjes së Sindikatave Sllobodan Trendafilov, nënshkruan Marrëveshje të Përgjithshme Kolektive për sektorin publik.

Sipas kësaj marrëveshje, nga shtatori, 130 mijë të punësuar në sektorin publik do të kenë rritje të pagave prej 10%, pagesë të K-15 deri në fund të vitit në vlerë prej 10 mijë denarë.

Sot po përfundojmë një proces që ka tre vite, sot po korrigjojmë një padrejtësi të madhe ndaj të punësuarve në sektorin publik që kanë qenë pa marrëveshje të përgjithshme kolektive për punonjësit në sektorin publik, e cila rregullon të drejtat nga punësim”, tha kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov.

Trendafilov nënshkrimin e kontratës ia dedikoi kryetarit të kaluar të LSM-së, Darko Dimevskit, i cili vdiq muajin e kaluar.

Marrëveshja parashikon që nga marsi 2025, pagat në sektorin publik do të rriten në bazë të pagës mesatare, plus koeficientët si bazë bruto.

Ndryshe, muajt ​​e fundit pakënaqësi kanë shprehur punonjësit në Drejtorinë doganore, atë të të hyrave publike, në administratën gjyqësore, në kulturë, në arsim, në Qendrën e Provimeve Shtetërore, të cilët kërkojnë rritje të pagave.

You may also like