Nënkryetari i degës së Çairit Besim Koka largohet nga pozita e drejtorit, në vend të tij kuadër nga ASH

by admin
Spread the love





Nënkryetari i degës së Çairit Besim Koka bëri të ditur në llogarinë personale në FB se nga sot është i shkarkuar nga pozita Drejtor organizativ në Shtëpinë e shëndetit Shkup.

Ndryshimi vjen si rezultat i marrëveshjes për koalicionim mes BDI dhe ASH, ku një numër i konsiderueshëm i pozitave të BDI kalojnë tek partneri i ri i koalicionit, Aleanca për Shqiptarët.

Jozyrtarisht mësojmë se gati se të gjitha këto pozita që i flijon BDI, janë kuadro që kanë përkrahur të ashtuquajturin Grupi i zjarrit, grup që brenda BDI ka përfaqësuar një mendim ndryshe.

Në fakt, këtë e theksoi edhe vetë Besim Koka, i cili mes tjerash thotë: “…nuk mund ta mohoj bindjen e thellë timen, që edhepse këtë shkarkim e kam marrur më shumë se normalisht sepse e tillë është politika, çdo emrim ka edhe shkarkimin e tij, arsyeja e vërtetë qëndron tek përkrahja ime për mendimin ndryshe brenda partisë, e që une ndoshta kam marrur guximin ta shpreh, por edhe qindra dhe mijëra janë në të njejtën vijë. Këtë e bëj me bindje të thellë dhe jam i sigurt që koha do e dëshmojë që kemi pasur të drejtë.”

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të Besim Kokës.







Artikulli paraprakMASH: Në shkollat e mesme të mjekësisë do të regjistrohen vetëm nxënësit me mësim të rregullt




You may also like