Nëna e Mbapes: Nëse do të kishim mundësi, do të merrnim edhe 10 miliardë euro…

by admin
Spread the love

Kilian Mbape do të jetë i ftuari special i programit “Envoyé Special” javën e ardhshme, ndërsa nëna e tij Fayza Lamari shpjegoi se ai do të dhurojë 30% të pagës për fondacionin “Inspired by Kylian Mbappé” dhe kjo do të jetë tema e intervistës së tij.

Ajo ka deklaruar se gjatë negociatave me PSG-në në vitin 2022 do të kishte pranuar një shumë edhe më të madhe për rinovimin e kontratës.

“Nuk ka asnjë faj apo turp, nëse do të kishim mundësi për të marrë 10 miliardë euro, do t’i kishim marrë, sepse kështu funksionon sistemi” u shpreh ajo

Paga e tij shkon në 72 milionë euro bruto në vit, përveç bonusit të besnikërisë, nëse ai vazhdon karrierën në Paris.

PANORAMASPORT.AL

You may also like