Nën hetim për fshehje të pasurisë, Myslim Murrizi flet pa dorashka: Kjo ishte një përpjekje për të më mbyllur gojën

by admin
Spread the love

Myslim Murrizi ka folur edhe njëherë për hetimin ndaj tij për fshehje të pasurisë, ku tha se kjo është një përpjekje për t’i mbyllur gojën pas denoncimit të bërë për tenderin me uniformat e policisë, duke shtuar se në gjithë këto vite në politikë nuk ka qenë kurrë Ministër apo zv.Ministër, prandaj nuk ka pasur në dorë para të buxhetit të shtetit.

I pyetur për pasurinë e tij, Murrizi shprehet se është krenar që është i pasur pasi ka punuar për të aritur pasurinë e tij, duke theksuar se turp i vinte kur ishte i varfër dhe jo pse është i pasur kur nuk ka prekur asnjë para nga fondet publike.

Myslym Murrizi: Gjithë Toninët e sigurimit të shtetit nuk më kanë trembur as në 90 dhe as në 30 vite rresht. Kështu që nuk më intimidon asnjë vemje që vegjeton në Policinë e Shtetit, që vjen nga sigurimi i shtetit. Kjo është dobësi e qeverisjes së PD-së që duhet të kishte vullnetin që kjo armatë të mos ktheheshin në drejtim. Nuk më tremb asnjë shpikje bolshevike nga cilido grup Toninash që bëhet. Nuk i kam kujt borxh. Nuk kam një lekë nga paratë publike në 30 vite. Kam aktivitetin tim. Po ke biznes, pasuri, po je mbi të tjerët je hajdut. Nuk kam turp të kem biznes. Përkundrazi jam i lumtur të kem pasuri pa futur duart në paratë publike. Mua turp më ka ardhur kur isha fukara. Kam bërë 4 vite shkollë të mesme me një triko, dy vite në një krah, dhe dy vite në krahun tjetër. Ka 13 fletë dhe e ka firmosur një kamikaze që s’dua t’ja përmend emrin se i ngrej vlerën. Ka dy vite që ka filluar punën, ka mbaruar në 2018 ekonomikun në kamëz. Është shumë e vogël, asaj ja kanë dhënë dhe i kanë thënë firmose. Ka shumë pasaktësi dhe ngatërresa. Thotë Myslym Murrizi dhe Shqiponja i kanë shitur një shtëpi Artan Dumit në Golem. Ju thaftë dora që e ka shkrujt. Hallexhiu shet, unë blej nuk shes. Thotë rezulton i dënuar Myslym Murrizi, po nëse do ishte kjo me hiqej mandati. Unë kam dëshmi penaliteti që thotë i padënuar nga 1968 kur kam lindur. Quhesh i dënuar kur vendimi merr formë të prerë në 3 shkallët. Unë nuk jam si ata skuthët që fshihen. Unë jam përball me drejtësinë sepse nuk përkulem dhe nuk më përdor dot kush. Në muajin tetor thotë ka kaluar 60 milionë. Nuk ka asnjë lekë. Kam fituar 60 lekë të vjetëra. Është fakt. E fotj Prokurorinë e Tiranës, të mos besojë ccfarë nxjerrë unë, por t’i drejtohet institucioneve për të parë nëse ka transferta. Të jesh aksioner nuk është krim. Kam 50% aksione te Murrizi 2009. Do përpiqem fort të kem dhe shoqeri të tjera. Ka shtëpi thotë. Patjetër mo nuk do të fle poshtë urës. Për këta vemje nuk e marr mundimin të shkoj deri atje ku shkon mbreti në këmbë. Por në respekt të opinionit publik kam dalë. Qytetarët mos të më bësojne. Kjo është tentativë për një hakmarrje të pështirë, për 28.5 milionë euro, të një tenderi. Këta viktimat që janë denuar 8 veta 5 vite burg të gjithë bashkë nuk kanë marrë një krujtëse dhembesh. Në mendimin tim. Përfituesit real të parave janë tjerë ustallarë. Diferenca është 13.2 milionë euro të grabitura. Në Bashkinë Lushnje është arrestuar kryetari, nënkryetari dhe 13 zyrtarë për 200 milionë lekë. Në rastin e uniformave kur shuma është 28 milionë euro, dhe nuk është anuluar as tenderi. Në momentin që shpallet fajtor duhet parë tenderi. Ka pasur dy qëllime, e para për të më frenuar që të mos denoncoj më. Duhen 10 jetë për të denoncuar këta që bëjnë ata. Unë as kam marrë tendera, as kam firmosur tendera. Nuk kam qenë ministër apo zv.Ministër. Më thonë nga të kanë ardhur pasuritë. Ke 6 shtëpi, po mo kam 6 shtëpi në Kavajë. Sepse nuk shiten. Grupi i drogës, nuk vjen në Kavajë por blen në Tiranë. I ftoj llumhanët kush ka neevojë me 300 euro të vijnë të blejnë shtëpitë e mija. Ftoj grupin cciftelia të vijnë të blejnë shtëpitë e mija, por këta janë nazeli i duan shtëpitë në Francë.

You may also like