Negociatat për armëpushim në Gaza përfundojnë pa marrëveshje – Shqip

by admin
Spread the love

Izraeli ka pezulluar pjesëmarrjen e tij në bisedimet e ndërmjetësuara në Doha për një armëpushim në Gaza, pasi ka vlerësuar se kërkesat e Hamasit kanë çuar në një impas. Një zyrtar i lartë izraelit, i cili ka lidhje të ngushta me Mossad-in dhe është pjesë e ekipit negociator, ka akuzuar liderin e Hamasit, Yahya Sinwar, për sabotim të procesin diplomatik.

Ndërkohë, tensionet janë përshkallëzuar ndërsa Hamasi kërkon kthimin e palestinezëve të zhvendosur dhe lirimin e pengjeve, ndërsa Izraeli insiston në rifillimin e operacioneve për të dobësuar strukturat ushtarake të Hamasit. Nga ana tjetër Gaza vazhdon që të përballet me një krizë humanitare të thellë, me mungesa të ushqimit dhe kujdesit shëndetësor, duke rritur frikën për një katastrofë të mundshme humanitare.

You may also like