Negociatat MASH – SASHK: Pranohen të gjitha rekomandimet e ndërmjetësuesit në procesin e negociatave ndërmjet dy palëve

by admin
Spread the love




Janë pranuar të gjitha rekomandimet e ndërmjetësuesit i cili në përputhje me ligjet pozitive është caktuar të menaxhojë procesin e negociatave për tejkalimin e sfidave ndërmjet Ministrisë së arsimit dhe shkencës dhe Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë. Përfaqësuesit e të dyja palëve ranë dakord që nga shtatori i këtij viti të rriten me 15% pagat e punonjësve në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe të mos ulen pagat për muajin e fundit kur për shkak të grevës së përgjithshme nuk u realizua mësimi për 12 ditë.
MASH dhe SASHK kanë harmonizuar edhe qëndrimet për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm, të cilat janë në favor të përmirësimit të pozitës sociale dhe ekonomike të të punësuarve në të dyja fushat. Gjithashtu, është vendosur një metodologji e re për rritjen e përhershme të pagave në arsim, si dhe realizimi i një sërë aktivitetesh të tjera të përbashkëta për përmirësimin e procesit arsimor në shkolla.
Të dyja palët pranuan propozimet e ndërmjetësuesit i cili u përfshi në procesin e negociatave dhe kjo u shënua edhe në procesverbalin e nënshkruar nga pjesëmarrësit në takimin e fundit me të cilin përfundon procesi i negociatave i ndërmjetësuar nga një palë e tretë. Në të njëjtën kohë, me këtë u konfirmua se opsioni i tejkalimit të sfidave me ndihmën e ndërmjetësit është efektiv dhe do të mundësojë vazhdimin dhe forcimin e dialogut social ndërmjet MASH dhe SASHK, të cilët mbeten partnerë të fokusuar në ndërtimin e një sistemi arsimor më të mire dhe më cilësor.


You may also like