Në SPQ “8 Shtatori” lëshohen në përdorim tre salla të reja për kardiologji dhe radiologji intervenuese

by admin
Spread the love

Në SPQ “8 Shtatori” sot u lëshuan në përdorim tre salla të reja për kardiologji dhe radiologji intervenuese. Sallat janë pajisur me pajisjet më bashkëkohore të cilat, përveç kardiologjisë, do të mund të përdoren edhe për pacientët e reparteve tjera.

Siç theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili mori pjesë në lëshimin në përdorim të sallave, edhe krahas të gjitha sfidave nga kriza ekonomike dhe energjetike, rinovimi i kapaciteteve shëndetësore nuk ndalet.

Sipas tij, po krijohen kushte për intervenime më bashkëkohore për pacientët në mbarë vendin, ndërsa fokusi i Qeverisë është të krijojë shëndetësi moderne.

“I lëshojmë në përdorim pajisjet më bashkëkohore  në tre salla për kardiologji dhe radiologji intervenuese me dhjetë aparate. Bëhet fjalë për pajisje më bashkëkohore, një pjesë e aparaturës është instaluar këtu për herë të parë në vend dhe nuk ekziston në asnjë objekt tjetër shëndetësor publik dhe i ndihmon si pacientët e kardiologjisë ashtu edhe pacientët nga repartet tjera”, tha Kovaçevski.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, vlerësoi se me tri sallat e reja janë krijuar kushte për procedura intervenuese të kardiologjisë dhe radiologjisë që mund të kryhen te disa pacientë në të njëjtën kohë.

“Së bashku me kryeministrin pamë tre sallat e kardiologjisë dhe radiologjisë intervenuese të pajisura me angiografë të rinj. Me këtë janë krijuar kushtet për procedura intervenuese të kardiologjisë dhe radiologjisë që mund të praktikohen te disa pacientë në të njëjtën kohë”, theksoi ministri.

Drejtori i SPQ “8 Shtatori” Hristijan Kostov tha se me pajisjen e re do të zvogëlohet koha e pritjes për koronarografi, angiografi karotide dhe stentim.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like