Në rast sulmi! Britania e Suedia marrëveshje: Ndërhyjmë ushtarakisht në rast rreziku

by admin
Spread the love

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe homologia e tij suedeze Magdalena Andersson njoftuan të mërkurën një marrëveshje të mbrojtjes reciproke në rast të një sulmi, ndërsa Suedia shqyrton nëse do të anëtarësohet apo jo në NATO.

“Nëse Suedia do të sulmohej dhe do të kërkonte nga ne për mbështetje, ne do ta ofrojmë atë”, u tha Johnson gazetarëve .

“Kryeministri dhe unë kemi rënë dakord të përballemi së bashku me sfidat në fushën e paqes, krizave dhe konfliktit. Dhe nëse secili vend do të pësojë një fatkeqësi ose një sulm, Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia do të ndihmojnë njëra-tjetrën në mënyra të ndryshme. Mbështetja do të jetë jepet me kërkesë nga vendi i prekur dhe mund të përfshijë burime ushtarake.”– tha Magdalena

Johnson pritet të nënshkruajë një marrëveshje të ngjashme në Helsinki më vonë të mërkurën.

“Këtu në Suedi po zhvillohet një bisedë e veçantë, në të cilën nuk dua të hyj, është një çështje e Suedisë dhe për marrëdhëniet e ardhshme të Suedisë me NATO-n. Por ajo që ne po themi prerazi është se në rast të një fatkeqësie ose në rast të një sulmi ndaj Suedisë, atëherë Britania e Madhe do t’i vinte në ndihmë Suedisë me çdo gjë që Suedia kërkon, dhe ne shpresojmë që kjo është një gjë e dobishme dhe e rëndësishme për të thënë.”- tha Boris Johnson.

Suedia dhe Finlanda do të vendosin në ditët në vijim nëse do të heqin dorë nga mos-angazhimi ushtarak për dekada dhe do t’i bashkohen NATO-s, pas pushtimit rus të Ukrainës.

Të vetëdijshëm për  zemërimin e Moskës pasi ajo kundërshton çdo zgjerim të NATO-s, dy vendet nordike kanë kërkuar garanci sigurie nga anëtarët e aleancës ushtarake se do të mbroheshin gjatë periudhës së ndërmjetme midis paraqitjes së një aplikimi dhe marrjes së anëtarësimit të plotë.

Helsinki dhe Stokholmi kanë zhvilluar tashmë bisedime me anëtarët e fuqishëm të NATO-s, përfshirë SHBA-në, Francën dhe Gjermaninë, por dokumenti i nënshkruar me Britaninë është marrëveshja e parë që është bërë publike.


Top Channel

You may also like