Në Kuvendin e Berishës apo Bashës? Myslim Murrizi zbulon qëndrimin e tij

by admin
Spread the love

Myslim Murrizi deklaroi se krisja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës nuk erdhi në momentin kur u shpall non-grata ish-kryeministri, por ajo e ka zanafillën që në vitin 2019.

Ai nënkuptoi këtu me vendimin për djegien e mandateve të deputetëve, që sipas Murrizit është pikënisja e kësaj krisjeje që nuk mendon se mund t’i bashkojë dy miqtë. Ai shtoi se nëse PD do të fitonte pushtetin Berisha nuk do të shpallej person “non-grata” nga ana e SHBA-së.

“Është një garë e majisur, që këto ditë pisllëku po shtrydhet dhe shfaqet. Sot e vejnë të gjithë gishtin në plagë, gabim dorëzimi i mandateve. Atëherë nëse PD do të fitonte as Berisha nuk do të ishte non-grata. Mos harro se në 2008 u fut në NATO kur ndodhi Gërdeci. Kjo e ka rrënjët te vendimi delirant e arbitrar i djegie së mandateve. Se çfarë ka folur me Berishën nuk e di, por erdhi te fjalët e mia”, tha Murrizi në Zona Zero.

Por Murrizi pyetjes se në cilin Kuvend do të merrte pjesë nëse do të ishte në PD, zbuloi se duhen parë firmat e mbledhura nga Berisha, pra verifikimi i 4200 emrave që kanë firmosur.

“Nëse do të bëhej publike lista, e delegatëve, dhe ajo që janë mbledhur firmat, do të shkoja me atë të thirrur më 11 dhjetor. Është legalizuar Kuvendi, demokracia është votë e shumicës, pushtet i të shumtëve. A mundet të shkoja te pakica? 1 dhjetori nuk e plotëson kuorumin. Një Kuvend do të bëhet, i dyti do të tentojë dhe do të dështojë. Nëse shkojnë te i pari, unë nuk mendoj se shkojnë te i dyti se nuk plotëson kuorumin. Të shohim”, tha Murrizi.

You may also like