Në kushte të mjerueshme u zhvillua ndeshja mes Dritës e Ulpianës

by admin
Spread the love

Ndeshja mes Dritës dhe Ulpianës e zhvilluar në stadiumin e qytetit të Gjilanit, në një mot me shi e pasqyron më së miri gjendjen e mjerueshme të stadiumit në Gjilan, shkruan Insporti.

Projketi për ndërtimin e stadiumit në Gjilan është zvarritur qysh nga nëntori i vitit 2017. Dhe, ende nuk ka hapa konkret drejt përmirësimit të kushteve të fushës së tyre.

Më 15 maj të vitit 2020 ishte nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ndërtimin e stadiumit të qytetit.

Në këtë stadium i zhvillojnë ndeshjet dy prej klubeve më të mëdha të Kosovës, Drita dhe Gjilani, e që garojnë vazhdimisht për titull kampioni.

Foto nga ndeshja e sotme:

LumiHD
Mund të jetë një imazh i 8 persona, persona që luajnë futboll, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
LumiHD
Mund të jetë një imazh i 6 persona, persona që luajnë futboll, njerëz në këmbë dhe bar
LumiHD
Mund të jetë një imazh i 7 persona, persona që luajnë futboll, njerëz në këmbë dhe bar

You may also like