Në Janar 2024 dominuan turistët italianë, polakë e spanjoll – Shqip

by admin
Spread the love

Në të njëjtën periudhë pati 30% më shumë vizitorë se në Janarin e 2023

Viti 2024 ka nisur i mbarë për turizmin e vendit tonë referuar shifrave zyrtare. Mbi të gjitha ajo që vihet re është harta e turistëve besnikë që zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e tyre pavarësisht stinës.

Nga të dhënat e Ministrisë së Turizmit vihet re se pas shqiptarëve të Kosovës që në Janar të këtij viti shënuan rritje me rreth 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023, vijnë italianët me rritje prej 50.4% ose mbi 53 mijë persona dhe më pas renditen Mali i Zi me 32.6% dhe Anglezet rritje me 62.3% ose 10,545 vizitorë.

Gjithashtu harta e turistëve ka njohur rritje të jashtëzakonshme gjatë Janarit të 2024 nga vende të ndryshme të Europës. Siç vihet re ndër grupet me rritjen më të lartë të hyrjeve turistike në krahasim me Janarin e 2023, renditen hyrjet nga Polonia me një rritje 411%, Rumania me mbi 120%, Spanja me rritje 104%, Suedia me një rritje 73% dhe Franca me rritje prej 41,7% më shumë krahasuar me Janarin e vitit 2023.

Duke u bazuar ne shifrat zyrtare në total numri i turistëve të huaj gjatë Janarit të këtij viti u rrit me mbi 30% në krahasim me vitin 2023, duke ndjekur trendin gjithnjë e në rritje të turistëve të huaj siç ndodhi gjatë vitit të kaluar i cili u mbyll me shifrën rekord të mbi 10.15 milionë turistë.

Klan News

You may also like