Ne ecim me shprehjen ‘Kush të rreh të do’, Luizi bën gjithçka për lojë

by admin
Spread the love

Loja e dhënë nga Vëllai i Madh ditën e djeshme, ku vajzat nuk duhet të kishin komunikim me djemtë, ka shkaktuar debate të forta mes çiftit Luiz – Kiara, me këngëtarin që kërkoi me ngulm që partnerja e tij t’i fliste. Kjo gjë u diskutua edhe në spektaklin e sotëm, me vajzat që komentuan ngjarjen të parat.

Pas klipit të shfaqur nga Vëllai i Madh, fjalën e para e mori Kiara, e cila u shfaq e prekur. Më pas, kjo situatë u komentua edhe nga vajzat e tjera të shtëpisë. Ndërkaq, Olta, ‘kundërshtarja’ e madhe e Luizit në lojë u shpreh se Kiara u tregua fisnike, ndërsa Luizi bën gjithçka për lojë.

“Diferenca e madhe mes Kiarës dhe Luizit, është që Kiara tregoi veten e saj dhe u tregua në mënyrë shumë fisnike. Nga ana tjetër, Luizi thotë që ai do luftojë pa kursmin për të bërë lojë. Jetojmë në një shoqëri maskiliste, dhe ecim me shprehjen “Kush të rreh të do”.

Ai e bëri Kiarën të qajë dhe nuk jam dakord me sjelljen e tij. Unë i thash kur e thirri Vëllai i Madh, pse nuk ia hape rrugë? Ai më tha që nëse do isha në vendin e Kiarës, do shkoja, se unë nuk jam budalla. Ai nuk ia hapi rrugën Kiarës të shkonte te Vëllai i Madh”- tha Olta Gixhari.

You may also like