Në ditët e sotme, televizioni është shndërruar në një biznes, jo në një burim informacioni dhe kulture – Shqip

by admin
Spread the love

“Unë zgjohem në orën 05:30 të mëngjesit, kalëroj dy-tre kuaj, gatuaj, ha mëngjesin dhe më pas punoj tokën. Televizioni nuk më mungon, pasi e kam arritur gjithçka që mund të dëshirohej dhe jam larguar, atëherë kur e ndieja të nevojshme. Cilësia që ekzistonte në ato kohëra, nuk është parë më në asnjë kanal televiziv të sotëm. Kohët e fundit kam parë shumë programe me personazhe mbi peshë, të cilët i vinin nësiklet përgjatë intervistave të ndryshme. Kam refuzuar çdo reality show, pasi nuk ekziston asnjë shifër tëardhurash që mund të më bindë. Në fund të fundit, cilësia më e rëndësishme që i ka shpëtuar kafshët nga zhdukja, është evolucioni.

Prej vitesh vazhdoj t’i them “Jo” mundësive të rikthimit tim në ekran. Jam bërë gjyshe në moshën 45 vjeçare. Tali (vajza) ka lindur Marlon dhe shumë shpejt mendoj se do të më vijë momenti ta mësoj nipin tim të kalërojë edhe ai kuajt”. – Natalia Estrada

Natalia Estrada është një aktore, moderatore dhe modele e njohur spanjolle, e cila zgjodhi të largohej nga televizioni shumë kohë më parë. Sigurisht që nga ai moment e deri më tani, gjërat kanë ndryshuar për keq në botën televizive. Mjafton të mendosh se kur ka qenë hera e fundit që ke dëgjuar një humor pa batuta perverse, që nuk ke parë një gazetare tepër të ekspozuar në programe të ndryshme, apo që nuk ke parëtelenovela me skena erotike në orët e ditës (edhe pse ka një orar të caktuar nga “AMA” për diçka të tillë).

Televizioni ka pësuar një transformim rrënjësor kohët e fundit, ama për fat të keq ka bërë një transformim jo të mirë. Në ditët e sotme, lajmet, reklamat, tematikat e programeve zgjidhen për të arritur shikueshmëritë e pritshme, jo për të transmetuar diçka që do ta pasuronte kulturën e shikuesve. Sot, televizioni është thjesht një biznes, jo një burim informacioni dhe kulture..

You may also like