Në Ditën e Tokës, amerikanët në Kosovë pastrojnë hapësirën rreth ambasadës

by admin
Spread the love

Ambasada amerikane në Kosovë për të shënuar Ditën e Tokës kanë pastruar hapësirën përreth lagjes së tyre.

Përmes një postimi në Twitter, kjo ambasadë ka shkruar se mbledhja e mbeturinave dhe riciklimi i tyre, është një hap që të gjithë mund ta bëjnë, njofton Klankosova.tv.

“Për të shënuar Ditën e Tokës, vullnetarët e Ekipit të Gjelbër të Ambasadës pastruan hapësirat përreth lagjes së Ambasadës. Mbledhja e mbeturinave dhe riciklimi i duhur i tyre është një gjë e thjeshtë që të gjithë mund ta bëjmë për të ruajtur bukurinë natyrore të Kosovës”, ka shkruar kjo ambasadë në twitter.

You may also like