Ndryshon ligji për shtetësinë shqiptare, festojnë edhe talentet e futbollit nën 18 vjeç

by admin
Spread the love

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimet në ligjin “Për shtetësinë”, për t’u krijuar mundësinë talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë që të pajisen me pasaportën shqiptare. Edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç…

Diçka që e ka njoftuar kryeministri i Republikës Shqipërisë, Edi Rama. I cili përmes një postimi në rrjetet sociale, thekson se kjo gjë u jep mundësinë të rinjve që të veshin fanellën e kombëtares në çdo disiplinë sportive.

Një ndryshim i propozuar nga qeveria që lehtëson ndjeshëm procedurën, veçanërisht lojtarët e moshave të kombëtares së futbollit. Për shkak se burokracitë ishin bërë pengesë e madhe për shumë lojtarë që të pajiseshin me dokumentacionin e nevojshëm.

Në të shkuarën nuk kanë munguar rastet kur futbollistë të caktuar kanë pritur me javë, duke humbur ndeshjet zyrtare, pikërisht për shkak të çështjeve burokratike.


Top Channel

You may also like