Ndryshimet klimatike, fermeri tunizian përpiqet të gjejë zgjidhje – Shqip

by admin
Spread the love

Ai përpiqet të shpëtojë të korrat e tij duke kultivuar fara drithrash të vjetra që i rezistojnë ndryshimeve klimatike

Hasan Chetoui është një nga shumë fermerë tunizianë që po përballen me pasojat e ndryshimeve klimatike.

Ai po përpiqet të përshtatet me thatësirën e shkaktuar nga ndryshimet klimatike, duke mbjellë varietete të vjetra gruri që ai shpreson se do të prodhojnë të korra gjatë gjithë vitit.

“Qëllimi im kryesor është të rikuperoj farat origjinale që janë zhdukur dhe nuk ekzistojnë më, as në dyqane dhe as askund tjetër”.

“Aktualisht jemi në krizë dhe duhet të angazhohemi në diskutime për zgjidhjen e problemit dhe eliminimin e importeve, duke u përpjekur për vetë-mjaftueshmëri në farëra dhe ushqime. Ky cikël mund të ndodhë më shumë se një herë në vit. Mbjellim në vjeshtë, korrim në dimër, rimbjellim në pranverë dhe korrim sërish në verë. Në këtë mënyrë, ne marrim një lloj gruri të vjetër tunizian, të kultivuar në fushë, i aftë për të prodhuar disa herë në sezon, duke na ofruar një zgjdhje të mirë”.

Ai nuk beson se eksperimenti i tij me lloje alternative të grurit ka të ngjarë të funksionojë me të gjitha këto variatete të vjetra, por ai mendon se mund ta ndihmojë atë të përballet pas viteve të shirave të pakët dhe valëve të të nxehtit që shkatërruan pjesën më të madhe të të korrave të tij vitin e kaluar.

“Këto janë farat origjinale të quajtura “Zinuba” nga gruri i butë, të përshtatshme për ushqim. Përgjithësisht janë rezistente ndaj thatësirës dhe përshtaten me stinët e ndryshme. Mund të mbijnë në katër stinë dhe po punohet për shumimin e tyre. Ne i mbjellim ato dhe pastaj i korrim ato në periudha  të ndryshme.”

Ferma e tij ndodhet në zonën Borj Al-Amri të Tunizisë veriore, një rajon që dikur funizonte me grurë qytetërimet mesdhetare që shtriheshin që nga Roma e lashtë dhe deri tek Kartagjena. Megjithatëm sot Tunizia tani importon grurë.

Për shkak se zgjdhëm fara të huaja , sot kemi një krizë ushqimore, na mungon buka, dhe mielli, vetëm për shkak të prodhimit të pamjaftueshëm. Nëse do të kishim prodhim vendas, do të ishim në gjendje të mirë. Si do të ketë prodhim vendas? Duke kultivuar fara origjinale, sepse farat e huaja janë të papërshtatshme me mjedisin tunizian, klimën, ngrohjen globale dhe thatësirën.Këto fara origjinale kanë duruar dhe, në çdo rrethanë, mund të sigurojnë prodhim të mjaftueshëm.”

Vitet e thatësirës që kanë prekur pjesën më të madhe të Afrikës Veriore kanë zbrazur rezervuarët tunizian dhe kanë dëmtuar të korrat.

Chetoui shpreson se duke shmangur mbështetjen në një farë të vetme, ai mund të jetë në gjendje të prodhojë të paktën pak grurë edhe në vitet ku moti do të jetë i papërshtatshëm.

“Për shumë vite, jam përballur me sfida me burimet ujore, duke përfshirë thatësirën dhe insektet. Pavarësisht këtyre vështirësive, kam këmbëngulur deri në atë pikë sa shumë njerëz janë shqetësuar. Domethënë ata donin që unë të dështoja, jo të kisha sukses, por unë vazhdova pavarësisht rrethanave. Kam punuar shumë dhe kam rikuperuar më shumë se 100 lloje të farave origjinale deri më sot.”

Ekspertët bujqësorë në Tunizi janë skeptikë se varietetet e vjetra të grurit do të kenë sukses në mbrojtjen e fermerëve nga ndikimi i ndryshimeve klimatike dhe theksojnë se gruri modern prodhon rendimente shumë më të larta.

Megjithatë, ata thonë gjithashtu se varietetet e vjetra mund të funksionojnë më mirë në zona të caktuara ose në kushte specifike dhe se eksperimentet e Chetoui ia vlen të merren parasysh.

Chetoui filloi të merrej me bujqësi që në moshën 12-vjeçare. Tani 64-vjeçari, ende kërkon fara për varietetet e vjetra të drithit, duke përfshirë misrin dhe elbin, si dhe grurin, për t’i përdorur në arat e tij. Prej vitesh ai ka mbjellë të korra me fara që thotë se janë përdorur në familjen e tij për breza të tërë dhe që i janë dorëzuar nga babai i tij.

Ai gjithashtu ka përdorur disa varietete të vjetra nga banka e gjeneve të farave tuniziane, dhe ka mbledhur fara nga fermerë të tjerë që ata  thonë se janë  trashëgimi familjare.

“Kam 52 vite që merrem me bujqësi. Shkollimin formal e lashë në moshën 12-vjeçare dhe tani jam 64. Pasi lashë shkollën u morra me bujqësinë bashkë me babanë. Dëshira e tij e fundit ishte që unë të ruaja farat origjinale.”

Ndryshimet klimatike kanë goditur të gjithë globin, por bujqësia është sektori që po e vuan më shumë.

Përshtatja e bujqësisë me kushtet e reja klimatike është një sfidë globale, por fermerët tunizianë janë fare pak të informuar mbi këto ndryshime dhe impaktet në jetën dhe punën e tyre në bujqësi.

Klan News

You may also like