Ndryshim i papritur në kalendar, ja kur luhet sfida Erzeni-Kukësi

by admin
Spread the love

Një ndryshim i papritur ka ndodhur në kalendarin e javës së tetë të kampionatit shqiptar të futbollit, që transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se sfida Erzeni-Kukësi, që ishte programuar të zhvillohej nesër në orën 15:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit do të shtyhet për një ditë tjetër.

Një virozë e stinës ka zënë pjesën më të madhe të lojtarëve të Kukësit dhe pas negociatave me klubin shijakas është vendosur që kjo sfidë të luhet dy ditë me vonë.

Pasi ka marrë miratimin nga FSHF dhe Oversport është vendosur përfundimisht që sfida të luhet dy ditë më vonë, të hënën e 17 tetorit në orën 15:00 në Durrës. / Oversport.tv

You may also like