Ndreca: Kukësi nuk e meriton këtë vend në renditje, bashkë me Hallaçin rikthehemi si dikur

by admin
Spread the love

Edison Ndreca ka folur për Oversport pas humbjes së Kukësit përballë Partizanit.

“Një Kukës me dy fytyra? Të them të drejtën në pjesën e parë luajtëm shumë keq. U sollëm keq në fushë dhe pësuam 2 gola. Në pjesën e dytë luajtëm mirë dhe na mungoi fati që të barazonim ndeshjen. Pritshmëritë janë të mëdha dhe besojmë dhe shpresojmë që shumë shpejt të kthejmë situatën në favorin tonë. Cilësitë i kemi, por pësojmë gol në momentin më të mirë. Edhe fati nuk ka qenë me në këto kohët e fundit.

Vjet ishim ekipi më i mirë në këtë fazë dhe në fund nuk e kapëm dot Europën. Tani duhet të punojmë fort që të arrijmë objektivat e klubit dhe të ngjitemi sa më lart në renditje.

Situata kritike në renditje? Është e vërtetë. Ne mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës, duke synuar maksimumin. Kukësi nuk e meriton këtë vend në renditje, por jemi në kohë që të rikuperojmë dhe të kthejmë situatën në favorin tonë.

Hallaçi? E njeh shumë mirë ambientin e Kukësit dhe besoj se bashkë me ne do të bëjë të pamundurën që të dali nga kjo situatë”, ka thënë Ndreca. / Oversport.tv

You may also like