Ndodh në shtëpinë e Big Brother VIP, Vivien dhe Getinjo puthen në buzë!

by admin
Spread the love

Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, reperi Getinjo dhe bukuroshja Vivien, janë parë shpesh në krahët e njëri-tjetrit dhe shumë mendojnë që mes tyre mund të ketë një lidhje shumë shpejt. Dhe dita-ditës kjo gjë po vërtetohet edhe më shumë. Së fundmi po qarkullon në rrjet një video ku banorë ndodhen në kuzhinë.

Aty Getinjo i afrohet Vivien dhe me sa duket i jep një puthje në buzë. Më herët me banorët Getinjo u shpreh se i pëlqejnë “vajzat e thjeshta”, teksa pranoi pëlqimin për Vivien.

Dyshja janë filmuar disa ditë më parë nga kamerat teksa qëndronin shumë pranë. Mirëpo, Andi ka qenë duke i parë gjatë gjithë kohës nga dhoma e surprizave. Ai i ka parë në heshtje teksa dyshja përqafoheshin. Kujtojmë se Vivien u prek shumë, madje qau pas ‘eliminimit’ të Andit. Ajo gjithashtu e krahasoi largimin e Andit me të babait të saj.

“Më erdhi shumë keq që iku Andi se doja që ta shijonte më shumë, jo për mua fiks. Pyeta vetëm nëse është mirë ai dhe familja e tij”- tha mes të tjerash Vivien. Andi u rikthye në shtëpi dhe Vivien me Getinjon dhe Stresin, ishin të parët që e pritën Andin, ku Vivien “iu hodh në krahë.

You may also like