Ndjente dhimbje pas çdo goditje të topit me kokë, 27-vjeçari diagnostifikohet me sëmundjen e rëndë

by admin
Spread the love

Një lajm i rëndë dhe fatkeq vjen nga Brazili në lidhje me futbollistin Junior Tavares.

27-vjecari që në të kaluarën ka qenë pjesë e Sampdorias në Serie A dhe që aktualisht është pjesë e Ponte Prata në Brazil, është diagnostifikuar me tumor në tru. Mesfushori difensiv ishte ankuar se ndjente dhimbje pas çdo goditje të topit me kokë dhe në këtë formë, mjekët e klubit vendosin t’i bënin disa analiza më të detajuara.

Analiza të cilat nuk dolën aspak pozitive me Tavarez që tashmë ka nisur kurën kundër sëmundjes së rëndë. Futbollisti ishte i shtruar në spital, por për momentin është lënë i lirë teksa një opsion është edhe ndërhyrja kirurgjikale, megjithatë mjekët po marrin kohë për të parë si do të reagojë Tavarez nga kura që sapo ka nisur.


Top Channel

You may also like