Ndjekësi e pyet sa kohë ka pa bërë s*ks, Monika Lubonja i jep përgjigjen epike (FOTO)

by admin
Spread the love

Monika Lubonja, aktorja e njohur shqiptare ishte një nga banoret e shtëpisë së Big Brother Albania VIP, dhe njëkohësisht ishte edhe një nga konkurrentet më të forta në këtë reality show, duke shkuar deri në gjysmëfinalen e madhe.

Të gjithë shqiptarët e njihnin Monikën thjesht si një aktore shumë të zonjë, teksa me pjesëmarrjen e saj në këtë format me shumë VIP-a të tjerë, ajo zbuloi edhe shumë anë të panjohura që publiku nuk i dinte, sidomos të jetës së saj personale. E pas daljes nga shtëpia e Big Brother, aktoren e kemi parë shumë aktive në media sociale dhe në ekranet televizive, ku herë pas here jep intervista të shumta.

Edhe në rrjetet e saj sociale, Monika mundohet të jetë shumë aktive, duke ndarë me ndjekësit e saj momente nga jeta e saj e përditshme dhe jo vetëm. Aktorja zhvillon herë pas here edhe biseda virtuale me ndjekësit e saj, ku i përgjigjet pyetjeve të tyre dhe i shuan kuriozitetin.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa Monika i është përgjigjur pyetjeve të tyre, disa prej të cilave shumë pikante. Një prej tyre e pyet se sa kohë ka pa kryer marrëdhënie seksuale, ndërsa dikush tjetër ka interes të dijë nëse Monika është apo jo e dashuruar. Sigurisht, aktorja nuk i ka lënë pa një përgjigje, një prej të cilave shumë epike.

Sa kohë ke pa bërë seks”– është pyetja e ndjekësit, ndërsa Monika i përgjigjet: Sipas kalendarit kinez apo gregorian e do? Që ta llogaris fiks e të të përgjigjem!”. Gjithshtu, e pyetur nëse është apo jo e dashuruar, aktorja nënkupton një PO me përgjigjen e saj. “Gjithmonë kam qenë, jam e do të mbetem e dashuruar”– është përgjigjja e Monika Lubonjës e shpërndarë nga vetë ajo në rrjete sociale.

You may also like