Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme, Presidenti Biden i shqetësuar për çmimin e naftës

by admin
Spread the love

Joe Biden ka deklaruar në Allentown, Pensilvani, se është shumë i shqetësuar për ndikimin që lufta në Lindjen e Mesme do të ketë në çmimet e naftës.

Nafta u rrit me 1% të premten pasi Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA filluan dhjetëra sulme ajrore në të gjithë Jemenin ndaj objektivave Houthi dhe një numër cisternash nafte devijuan rrugën nga Deti i Kuq.

Pasi foli për shqetësimin e tij rreth rritjes së çmimeve të naftës, Biden shtoi: Kjo është arsyeja pse ne duhet ta ndalojmë atë.

Inflacioni dhe çmimet e benzinës/naftës mund të jenë çështje kyçe gjatë zgjedhjeve presidenciale të këtij viti.


Top Channel

You may also like