Ndihmë për Ukrainën, Scholz shkon në Washington: SHBA të mos ulë angazhimin!

by admin
Spread the love

Shqetësimi se angazhimi i SHBA-së për Ukrainën mund të zbehet duket ka qenë një nga arsyet kryesore të vizitës së kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

“Nuk kemi pse ta fshehim: pa ndihmën nga SHBA, Ukraina nuk do të jetë në gjendje të vetëmbrohet. Gjermania është e gatshme të rrisë mbështetjen e saj për furnizimin me armatime. Shpresoj se Kongresi, Dhoma e Përfaqësuesve do t’u përkahë dhe do të vendose për ofrimin e mbështetjes së nevojshme”, tha Scholz.

Por për momentin ndihma amerikane për Ukrainën ka ngecur në kongres. Senati amerikan ra dakord të enjten të propozojë një paketë të re ndihmash prej 95 miliardë dollarësh. Propozimi përmban 60 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën dhe 14 miliardë dollarë ndihma për Izraelin. Por tani pritet votimi në Dhomën e Perfaqesuesve, te kontrolluar nga republikanet, dhe miratimi i dhomës së dytë të Kongresit amerikan, duket se është shumë i pasigurt.

Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare janë mbështetës kryesore financiarë të Ukrainës me afro 91 miliardë dollarë. Vetëm Gjermania ka ndarë për Ukrainën që nga fillimi i Luftës, në shkurt 2022, ndihma ushtarake prej afro 30,3 miliardë dollarësh. Nëse Biden nuk do të arrijë t’i bindë ligjvënësit amerikanë të miratojnë ndihmat për Ukrainën, atëherë barra financiare do të bjerë kryesisht mbi BE-në, thonë ekspertet.


Top Channel

You may also like