Ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës, kompania e madhe e basteve publikon kuota interesante

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas ndeshjeve ndërkombëtare, në mesditën e sotme rikthehet elita e futbollit kosovar.

Në mesditën e sotme, do të zhvillohen dy ndeshje të vlefshme për Superligën e Kosovës.

Ulpiana do t’ia bëjë “sefte” në stadiumin “Sami Kelmendi” këtë edicion.

Në Lipjan, skuadra e Edlir Tetovës do të përballet me nënkampionin në fuqi, Dritën.

Nga ana tjetër, në Klinë, Dukagjini do të përballet me Malishevën.

Kompania e madhe e basteve, “bet365” ka publikuar kuotat për dy ndeshjet që zhvillohen sot.

Drita është favorite ndaj Ulpianës me kuotë 1.44, barazimi vlen 3.90, kurse fitorja e Ulpianës 6.00.

Nga ana tjetër, Malisheva është favorite ndaj Dukagjinit me kuotë 1.90, barazimi vlen 3.40 dhe fitorja e Dukagjinit 3.40.

Të dyja ndeshjet e sotme nisin nga ora 13:00. /frontonline/

You may also like